Lajme

Osmani falënderon senatorin që kritikoi Cholletin për Asociacionin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka falënderuar për mbështetjen për Kosovën senatorin amerikan Robert Menendez, që së fundmi u shpreh kundër presionit amerikan ndaj Kosovës për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në një deklaratë në një ngjarje të organizuar nga Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane më 12 shkurt, kryetari Komitetit për Politikë të Jashtme i Senatit Amerikan u shpreh se nuk pajtohet me qëndrimet e fundit të shprehur nga Derek Chollet, këshilltar i Departamentit Amerikan të Shtetit për domosdoshmërinë e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Sipas tij, Kosovës i duhet njohja reciproke nga Serbia për të arritur paqe afatgjate dhe jo ndarje nëpërmjet Asociacionit. Ai ka thënë se SHBA-ja duhet të ketë qasjen që fillimisht të kërkojë njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Menendez është shprehur në disa raste si përkrahës i Kosovës e së fundmi premtoi edhe mbështetje për të siguruar njohje nga vendet mosnjohëse brenda Bashkimit Evropian.

Lexo më shumë  Stërnipi i Ismail Qemalit urim të veçantë për Ditën e Pavarësisë

Osmani ka njoftuar në rrjete sociale se Menendezin e ka takuar të shtunën në Mynih, ku po marrin pjesë në Konferencën për Siguri.

“E lumtur që u takova me Senatorin Menendez. E falënderova për mbështetjen e palëkundur për Republikën e Kosovës dhe përkushtimin për avancimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve tona dypalëshe”, ka shkruar Osmani.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *