Bota

Osmani falënderon presidentin kroat për propozimin që Kosova të anëtarësohet në BE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka falënderuar presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviq, pasi ai të martën propozoi që Kosovës t’i jepet statusit i shtetit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Osmani në një postim në Twitter ka shkruar se Kroacia gjithmonë ka qenë e përkushtuar për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe se Kosova do të bëjë çdo gjë për të implementuar sa më shpejt reformat e nevojshme.

Lexo më shumë  Rubla ruse arrin nivelin më të ulët në 32 muaj kundrejt dollarit

“Faleminderit president Milanoviq për propozimin tuaj që t’i jepet Kosovës statusi i shtetit kandidat. Kroacia mbetet kampione e përkushtuar për anëtarësimin tonë në BE. Ne jemi të gatshëm të punojmë me gjithë shtetet anëtare të BE-së dhe institucioneve të shtyjmë para implementimin e gjitha reformave në rrugën tonë drejt anëtarësimit”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Rruga Press

Lexo më shumë  Ndihma norvegjeze për Ukrainën do të arrijë në 2.7 miliardë dollarë në 2025
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *