Lajme

Osmani emëroi tre komandantë e gradoi gjeneralë të FSK-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka emëruar tre komandantë dhe i ka graduar tre gjeneralë të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Presidenca njoftoi të enjten se kolonelët Hysen Dreshaj, Sefer Isufi dhe Ilir Qeriqi kanë marrë gradën gjeneralë brigade.

Jeton Dreshaj është emëruar në pozitën e komandantit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, Naim Haziri komandant i Komandës së Gardës Kombëtare dhe Hysen Dreshaj u emërua komandant i Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së.

Lexo më shumë  Hajdari: Me nënshkrimin e Marrëveshjes të Lirë për Mallra, filluam një epokë të re për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik

“Presidentja Osmani ka përgëzuar komandantë e emëruar dhe gjeneralët e sapograduar, duke ju dëshiruar suksese të mëtejme në ngritjen profesionale të FSK-së”, u tha në njoftimin e Presidencës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *