Osmani e Kurti, pjesë e ceremonisë së hapjes së Samitit të Ballkanit Perëndimor kundër Diskriminimit Racor
Duke filluar nga ora 16:00, sot në ndërtesën e Qeverisë do të mbahet ceremonia e hapjes së Samitit të Ballkanit Perëndimor kundër Diskriminimit Racor.
Pjesë e kësaj ceremonie do të jenë edhe presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.
“Ju njoftojmë se sot më 1 nëntor 2023, nga ora 16:00, në Ndërtesën e Qeverisë, mbahet ceremonia e hapjes së Samitit të Ballkanit Perëndimor kundër Diskriminimit Racor. Në këtë ceremoni marrin pjesë Presidentja Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti, Ushtruesi i detyrës, Ambasador i Zvicrës në Kosovë, Christoph Fuchs, Drejtori ekzekutiv, Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve, Isak Skenderi. Samiti do t’i bëjë bashkë krerët rajonalë, liderët institucionalë e përfaqësues të shoqërisë civile, që së bashku do të shkëmbejnë përvojat për adresimin dhe eliminimin e diskriminimit racor në Ballkanin Perëndimor”, bëhet e ditur në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.
Rruga Press