KryesoreLajme

Osmani e Kurti nisen drejt SHBA-së për nënshkrim të marrëveshjes 200-milionëdollarëshe

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, kanë udhëtuar të hënën për në Uashington, ku do të marrin pjesë në ceremoninë që do të organizohet në Kongresin amerikan për nënshkrimin e marrëveshjes me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), për Programin Kompakt të Kosovës, ka bërë të ditur Zyra e presidentes.

Bordi Ekzekutiv i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) ka miratuar në fund të qershorit Programin Kompakt me Kosovën në vlerë prej mbi 200-milionë dollarësh. Marrëveshja ka të bëjë me projektet për energjinë.

Lexo më shumë  Nga dronët “Made in Kosova” tek turizmi – zotimet e Lëvizjes Vetëvendosje për vitin 2025-2029

Sipas njoftimit të mëhershëm të Qeverisë, programi do të përfshijë tri projekte: 1. Rezerva dhe arbitrazh të energjisë (bateritë me kapacitet 170 MW, që ofrojnë rezervë 340 MWh), 2. Zhvillimi i fuqisë punëtore dhe përfshirja e grave në sektor të energjisë, dhe 3. Projekti i Institucionit Amerikan të Katalizatorit për Zhvillim.

Projekti i parë konsiston në blerjen dhe instalimin e baterive me kapacitet të lartë, që shërbejnë si rezerva të energjisë.

Lexo më shumë  Rexhep Qosja tregon se pse do ta votojë Albin Kurtin

“Gjatë qëndrimit në Uashington, presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti do të zhvillojnë edhe takime të tjera bilaterale”, thuhet në njoftimin e presidencës të hënën.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *