KryesoreLajme

Osmani e Kurti me homazhe në Prekaz

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri në largim, Albin Kurti, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.

Pas homazheve, krerët institucionalë kanë vendosur të mos u drejtohen mediave. 

Homazhet në Prekaz u bënë në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Kurti e Osmani më herët bënë homazhe edhe te varri i presidentit historik, Ibrahim Rugova, ku shprehën mirënjohje për rolin e tij historik në rrugën drejt pavarësisë së vendit. 

Homazhe në Prekaz ka bërë edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

YouTube player