KryesoreLajme

Osmani: Draftstatuti i BE-së për Asociacionin s’është në përputhje me Kushtetutën

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se ia ka shpalosur vërejtjet sa i përket draftstatutit të propozuar nga Bashkimi Evropian për Asociacionin të dërguarit të BE-së për dialogun, Peter Sorensen.

Ajo ka theksuar se draftstatuti nuk do ta kalonte çfarëdo testi në Gjykatën Kushtetuese, dhe sipas saj, nuk është në përputhje me Kushtetutën.

Lexo më shumë  Haxhiu për betimin e kryetarëve të rinj në komunat veriore: Nga një vend i bombave është shndërruar në një hapësirë ku jetohet qetësisht

“Sa i përket takimit që kishim me përfaqësuesin e ri të BE-së ne në detaje prezantuam vërejtjet tona sa i përket draftstatutit. U dakorduam që këto diskutime të vazhdojnë edhe më tej. Për shkak se shumë prej tyre janë në nivel ekspertësh. Po flasim për draftstatutin e BE-së, që personalisht mendoj se nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe as me normat e BE-së, standardet e Këshillit të Evropës dhe vendimin Kushtetueses së 2015. Një draftstatut i tillë nuk ka se si të hyjë në fuqi dhe nuk besoj qe do të kalonte testin në Gjykatën Kushtetuese. Më shumë ishte takim njoftues. Me lidershipin e ri të BE-së shpresojmë që balanci të kthehet në tavolinë sepse do t’i ndihmonte vet kredibilitetit të procesit”, ka thënë ajo pas konferencës që mbajti me presidentin e Letonisë.

Lexo më shumë  Krasniqi: Konstituimi i kuvendeve komunale u zhvillua në përputhje me Kushtetutën
YouTube player