Osmani do të takohet me zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të takohet në Uashington me zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit.
Për takimin i cili do të zhvillohet pasdite, ka njoftuar Departamenti Amerikan i Shtetit, ndërsa nuk janë dhënë detaje të tjera.
Presidentja Osmani është takuar me zëvendëssekretarin Landau edhe në korrik të këtij viti, ku kanë diskutuar për fushat potenciale të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.
Atëkohë, Osmani kishte theksuar se bashkëpunimi mes dy vendeve mund të zgjerohet veçanërisht në sektorët e energjisë, teknologjisë së informacionit dhe mbrojtjes.
Rruga Press

