KryesoreLajme

Osmani diskuton me Sekretarin e NATO-s për sigurinë në Kosovë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se në kuadër të aktiviteteve në ShBA ka biseduar me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte lidhur me situatën e sigurisë në Kosovë.

Osmani përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se gjatë takimit ata kanë biseduar edhe për rolin e rëndësishëm të misionit të NATO-s në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajon.

Lexo më shumë  Haxhiu zotohet të veprojë në përputhje me Kushtetutën si u.d. e presidentes

“Në kuadër të aktiviteteve në SHBA, bisedova me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, z. Mark Rutte, lidhur me situatën e sigurisë në vendin tonë si dhe rolin e rëndësishëm të misionit të NATO-s në ruajtuen e paqes dhe sigurisë në rajon. Kosova mbetet e përkushtuar në rrugën drejt anëtarësimit në NATO dhe për një të ardhme të sigurt për të gjithë qytetarët tanë”, ka shkruar Osmani.

Lexo më shumë  Britania rrëzon 'disa dronë iranianë' gjatë natës
YouTube player