KryesoreLajme

Osmani diskuton me Macronin forcimin e marrëdhënieve dypalëshe

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të premten është takuar me homologun nga Franca, Emmanuel Macron, me të cilën kanë diskutuar për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Osmani e Macroni u takuan në Uashington, aty ku po mbahet samiti për nder të 75-vjetorit të NATO-s.

“Një diskutim i mirë me presidentin Emmanuel Macron në Samitin e NATO-s në Uashington, D.C., për të ardhmen euroatlantike të Kosovës, reformat e sundimit të ligjit dhe forcimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Francës”, ka shkruar Osmani në “X”.

Lexo më shumë  SHBA trajnon ushtarë për t’i nisur drejt Kosovës: Siguria dhe stabiliteti i rajonit janë të një rëndësie strategjike

Gjatë qëndrimin në kryeqytetin amerikan, presidentja Osmani ka zhvilluar takime me liderë të ndryshëm.

YouTube player