KryesoreLajme

Osmani dekoron Michael Roth me Medaljen Presidenciale të Meritave

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar Michael Roth me Medaljen Presidenciale të Meritave, si shenjë mirënjohjeje nga populli i Kosovës për mbështetjen e tij të palëkundur ndaj vendit.

Në një ceremoni të mbajtur në Berlin, Presidentja Osmani vlerësoi kontributin e Roth-it në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe mbështetjen e tij për aspiratat evropiane të Kosovës.

“Si një mbrojtës i palëkundur i së ardhmes së Kosovës në BE dhe një zë që ka pasqyruar vazhdimisht aspiratat tona në skenën ndërkombëtare, sonte në Berlin dekorova Michael Roth me Medaljen Presidenciale të Meritave—një simbol mirënjohjeje nga populli i Kosovës,” u shpreh Osmani.

Lexo më shumë  Lansohet sistemi elektronik i menaxhimit të materialit arkivor

Ajo theksoi se suksesi i Kosovës është i lidhur ngushtë me miqtë e saj ndërkombëtarë, të cilët besojnë në demokraci, liri dhe në integrimin e vendit në familjen evropiane.

Michael Roth, i cili aktualisht është kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestagun gjerman dhe ish-ministër, ka një angazhim politik prej 27 vitesh, gjatë të cilave ka mbështetur vazhdimisht Kosovën dhe zhvillimin e saj.

Lexo më shumë  Dy popujt tanë janë të lidhur ngushtë nga Historia, nga gjaku i derdhur dhe mbi të gjitha nga një pasion i përbashkët për lirinë, një pasion i simbolizuar nga kjo Statujë madhështore që iu ofrua Shteteve të Bashkuara nga Franca për të nderuar Revolucionin tuaj të lavdishëm

Në fund, Presidentja Osmani shprehu falënderimet e saj për përkushtimin e palodhur të Roth-it në afrimin e dy vendeve dhe thellimin e bashkëpunimit bilateral.

Ai tha se Kosova na përket neve dhe Evropa i përket Kosovës. Për këtë Roth, ka falënderuar Osmanin për këtë medalje. “Faleminderit për këtë njohje të përkushtimit tim modest për një Kosovë të lirë, demokratike në zemër të Evropës, e nderuara Presidente Vjosa Osmani dhe i dashur Ambasador Faruk Ajeti!”, shkroi ai.

YouTube player