Lajme

Osmani: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, parakusht për paqe në rajon

Anëtarësimi në NATO mbetet objektiv strategjik i Kosovës, ndaj tani është më i domosdoshëm se kurrë dhe është parakusht për paqe në rajon.

Kështu u shpreh presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, në ceremoninë shtetërore të shënimit të 24 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Kosova ka kërkuar anëtarësim të përshpejtuar në NATO, duke theksuar nevojën e këtij anëtarësimi në kohën kur Rusia po pushton Ukrainën.

Lexo më shumë  Kamberi: Serbia po pengon realizimin e ndihmës së Qeverisë së Kosovës për shqiptarët e Luginës

Këtë kërkesë të Kosovës, presidenti serb Vuçiç e ka quajtur “kurth”.

Gjatë ceremonisë së sotme Osmani kujtoi gjithashtu familjen Jashari, ku u shpreh se “është portreti i lirisë së Kosovës për të cilën është dashur shumë mund për ta arritur”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *