Lajme

Osmani: 23 vjet më parë, NATO ndërhyri për të ndaluar gjenocidin e kryer kundër popullit të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar 23-vjetorin e fillimit të sulmeve të NATO-s ndaj caqeve serbe.

Osmani thotë së 23 vjet më parë NATO ndërhyri për të ndaluar gjenocidin e vazhdueshëm të kryer kundër populli të Kosovës.

E para e shtetit nëpërmjet një shkrimi në “Twitter” ka thënë se u janë mirënjohës aleatëve të cilët mbështeten Kosovën në rrugën drejtë lirisë dhe demokracisë.

Lexo më shumë  Kryetarja Haxhiu priti në takim të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e ShBA-së, Anu Prattipati

Ajo ka theksuar se tani më shumë se kurrë, bota demokratike duhet ta kujtojë këtë histori suksesi.

“23 vjet më parë, NATO ndërhyri për të ndaluar gjenocidin e vazhdueshëm të kryer kundër popullit të Kosovës.

Ne u jemi përjetësisht mirënjohës aleatëve tanë për mbështetjen e rrugës sonë drejt lirisë dhe demokracisë. Tani më shumë se kurrë, bota demokratike duhet ta kujtojë këtë histori suksesi”, ka shkruar presidentja Osmani.

Lexo më shumë  Haxhiu: Shtëpia e nënës Ferdonije na kujton sa i lartë ishte çmimi i lirisë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *