Lajme

OSHEE blen edhe 7.4 milionë euro energji: Nuk e siguruam sasinë e nevojshme

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) njofton se ka zhvilluar sot një tjetër ankand për sigurimin e energjisë për periudhën 14 – 17 Tetor në sasinë 15,584 MWh.

Sipas OSHEE nga ankandi sasia e energjisë së kërkuar u sigurua pjesërisht, konkretisht u sigurua sasia prej 4,128 MWh, me çmim mesatar 264.50 Euro/ MWh.

Kujtojmë se dje OSHEE zhvilloi dy ankande të tjera, ku u sigurua 24,920 MWh me çmim mesatar 258.47 Euro/ MWh (rreth 6.4 milionë Euro.)

Në vijim të 3 ankandave të zhvilluara dje dhe sot u arrit të sigurohej në total sasia 29,048 MWh nga 44,400 MWh të kërkuara për periudhën 13 – 17 Tetor, me çmim mesatar 259.32 Euro/MWh.  Në total sot dhe dje janë blerë rreth 7.4 milion euro energji në total.

Lexo më shumë  Hiqet masa e arrestit në shtëpi për kreun e opozitës Sali Bershia

Pavarësisht mosplotësimit të sasive të kërkuara, “Furnizuesi i Tregut të Lirë” SH.A. ishte e detyruar të skualifikonte disa nga ofertat për shkak të çmimeve shumë të larta, të cilat arrinin deri në 590 Euro/ MWh.

Njoftimi i OSHEE:

Në vijim të ankandeve, të datës 11.10.2021, “Furnizuesi i Tregut të Lirë” SH.A, pjesë e shoqërisë OSHEE Group, zhvilloi sot, më datë 12.10.2021, ankandin për sigurimin e profileve band dhe peak, për periudhën 14 – 17 Tetor në sasinë 15,584 MWh.

Ankandi u zhvillua në 3 faza (oraret 11:00-12:00-13:00), përmes platformës IT online. Në të morën pjesë 8 shoqëri.

Sasia e energjisë së kërkuar u sigurua pjesërisht, konkretisht u sigurua sasia prej 4,128 MWh, me çmim mesatar 264.50 Euro/ MWh.

Pra, në vijim të 3 ankandave të zhvilluara dje dhe sot u arrit të sigurohej në total sasia 29,048 MWh nga 44,400 MWh të kërkuara për periudhën 13 – 17 Tetor, me çmim mesatar 259.32 Euro/MWh. Pavarësisht mosplotësimit të sasive të kërkuara, “Furnizuesi i Tregut të Lirë” SH.A. ishte e detyruar të skualifikonte disa nga ofertat për shkak të çmimeve shumë të larta, të cilat arrinin deri në 590 Euro/ MWh.

“Furnizuesi i Tregut të Lirë” SH.A./ OSHEE Group garanton të gjithë klientët për furnizim të pandërprerë me energji elektrike.

Rruga Press

Lexo më shumë  Konjufca: Dhuna ndaj grave nuk luftohet vetëm me institucione
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *