KryesoreOpinion/Aktualitet

Oseku i reagon opozitës: Ju nuk i dini hallet e qytetarëve, sepse nuk i keni përjetuar kurrë

Shkruan Frashër Oseku, veteran i luftës

Ju nuk i dini hallet e qytetarëve, sepse nuk i keni përjetuar kurrë.

Si mund t’i kuptoni pensionistët, lehonat, familjet me ndihma sociale – kur vetë jeni milionerë të 20 viteve të qeverisjes, me pasuri që nuk ia dini as skajin? Ju kurrë nuk jeni ndalur në rradhë për barna, nuk keni paguar rrymën me vonesë, nuk keni pritur shtesat e fëmijëve me shpresë se mbërrijnë para bukës së gojës.

Ju jetoni në një botë tjetër – botë me vetura luksoze, pushime në Zvicër si Ramushi që vetë e pranoi se kalonte vikendet në hotele luksoze.

Lexo më shumë  Kosova pranon sistemet raketore anti-tank OMTAS, Kurti: Më të fortë, më të sigurtë

Tash, kur nuk po ua ecë skenari politik, kërkoni zgjedhje!

Për çka? Për t’ua shpenzuar përsëri qytetarëve paratë me fushata milionëshe, me pllakata, reklama, manipulime dhe rrena?

Ju nuk i përfaqësoni më qytetarët, ju përfaqësoni interesat e vjetra të klaneve, oligarkëve dhe pasanikëve që janë mësuar ta trajtojnë Kosovën si pronë private.

Kjo nuk është luftë politike – është tentativë për rikthim në kohën kur shteti u shërbente vetëm disa xhepave, jo qytetarëve.

Buxheti nuk është i Albin Kurti. Është i qytetarëve të Kosovës! Është e drejtë e tyre të përfitojnë prej tij, jo të ndëshkohen sepse dikujt nuk i pëlqen humbja në zgjedhje.

Lexo më shumë  Niveli i ujit në lumenjtë kryesorë të Kosovës ka filluar të bjerë, situata me reshjet është përmirësuar

Kush jeni ju që t’i lini lehonat pa shtesa? Kush jeni që ua ktheni shpinën pensionistëve? Kush jeni që bllokoni investimet në arsim, në shëndetësi, në infrastrukturë?

E gjithë kjo bëhet për një qëllim: të rrëzohet qeveria që nuk ju lejon më të vidhni!

Por qytetarët po shohin. Dhe nëse ka zgjedhje – këtë herë nuk ka më mashtrim. Këtë herë vota do të jetë si shuplakë – që s’ka me ju harruar kurrë.

Sepse nuk po kërkoni zgjedhje për qytetarët. Po kërkoni rikthimin e hajnisë. Dhe kjo s’kalon më!

YouTube player