ArgumentKryesore

Oseku i kundërpërgjigjet Buzhalës: Familja jashtë vendit nuk e zbeh përkushtimin politik të Albin Kurtit

Shkruan Frashër Oseku

Berat Buzhala paska shkru që Kurti qenka i vetmi politikan që s’e ka familjen tanë kohën në vendin ku vepron. Simbas Buzhalës, kjo dmth që Albin Kurti s’qenka i investuar në vendin e vet.

Tashti, mundet që Çapiqi ku ka lindë Buzhala nuk ka shkelë ende në shek XXI. Por në botën moderne nuk është ma dukuri aq e parëndomtë, me pasë familje në vende të ndryshme. Ursula von der Leyen i ka pasë fëmijët në tjetër kontinent, në Amerikë. Tim Guldimann i Zvicrës e ka pasë krejt familjen në Gjermani; ai bile ka jetu atje gjysmën e kohës. Christya Freeland, zv/KM e Kanadasë, e martuar me një britanik, e ka pasë familjen dhe ka ende patundshmëri në Britani. Nigel Farage, nacionalisti ekstrem i Anglisë, është i martuar me gjermane dhe familja i endet shpesh atje. Krishjanis Karinsh është mërgimtari që u ba KM i Lituanisë, me familjen në Amerikë. E këtu as po i numëroj të gjithë ata politikanë izraelitë, e janë shumë, që e kanë familjen jashtë shtetit të Izraelit. Imagjino me u thanë dikush këtyne që “s’janë të investuar” në vendet e veta!

Lexo më shumë  Nga shiu në breshër/ Taksa e BE-së mbi karbonin bllokon shitjen e energjisë nga KESH, frikë nga përmbytje masive

Ani kush se? Uff, u bë Buzhala me i përmendë dikujt përkushtim! Ku e kishte ai vetë përkushtimin kur Kurti u printe studentëve para policisë serbe të armatosur deri në dhëmbë? Ku përkushtohej Buzhala kur Kurti ishte përfaqësues zyrtar i UÇK-së, në gojë të kuçedrës, në Prishtinë të okupuar?

Ndoshta ka qenë i përkushtuar rreth familjes, tue mëku babën që ia rrahte UÇK si spiun të Serbisë? Ku me ditë. S’ka të keqe aty, me e ba ma të mirën që mundesh për familjarë. Tek e fundit, s’e zgjedh askush babën e vet. Veçse s’ban me i sha të tjerët a, atë po them. Jo kur janë dëshmu për vendin njëmijë herë ma shumë se ti.

Albin Kurtit e ka tregu veten se ku është i investuar. E kemi pa me sytë tanë në veri, në ato ditët e netët kur Buzhala tallte bythën me veprimet e policisë. E shohim përditë, me investime në ushtri. Në skema për punësim. Në ndihmat për familje, për lehona e për fëmijë. Populli që ia dha 50 përqind të votës Albin Kurtit, e shpërbleu pikërisht për këto investime.

Lexo më shumë  PAMJE TE RËNDA/ Federalët amerikanë vrasin një grua që nuk ndali makinën

E dimë, njëherit, edhe se ku ka investuar Berat Buzhala: në Berat Buzhalën. Kur ke futë namin e pareve për me u ba pronar 100 përqind i akcieve në kompaninë Media Group Publico. e cila administron media e portale, thjesht s’ke hesap me përkushtime të tjera. Zhurmën? Lajmet e rreme? Fabrikimet? I ban për xhep, me bacën.

Kompanitë e Berat Buzhalës janë përmendë tekstualisht në raporte zyrtare të BE-së si kanal kryesor i dezinformimit në Kosovë. Lexo të lutem edhe një herë fjalinë pararendëse! Por kjo s’i ban përshtypje atij, përderisa s’i ka ba përshtypje organeve të rendit në Kosovë. Pse me e ndalë dorën ai, kur s’ia ndal ligji?

Rruga Press

YouTube player