KryesoreOpinion/Aktualitet

Ose Serbia zgjedh shtetin modern, ose vazhdon të adhurojë mitin — dhe zhduket bashkë me të

Shkruan Ivan Videnoviq

Po ju flas unë për nacionalizmin dhe patriotizmin tuaj shtetëror të kalbur, o mbetje radikalësh të ushqyer me mitologji ruse!

Ju nuk e humbët Kosovën sepse ua morën.

E humbët sepse e shtypët, e dhunuat dhe e masakruat një popull që kurrë nuk ju kishte bërë asgjë të keqe.

Serbinë e Versajës e shkatërruat vetë — me arrogancë, me dhunë dhe me paaftësi për bashkëjetesë dhe integrim.

Vojvodinën dhe Sanxhakun, në vend që t’i ruanit si sytë e ballit, i shtrydhni si limon.

Lexo më shumë  Gjermania hap fabrikën gjigante të inteligjencës artificiale në Evropë

Maqedoninë ua dorëzuat bullgarëve sepse zgjodhët mitin në vend të shtetit.

Aleancat historike me Greqinë dhe Rumaninë i hodhët në plehra, sepse ato zgjodhën Evropën, ndërsa ju zgjodhët Rusinë — një perandori të kalbur që ju përdor si mish për propagandë.

Ideologjia juaj svetosaviste nuk është as fe, as politikë:

ajo është alibi për dështimin.

Krijuat armiq nga popuj që kurrë nuk ishin armiq:

nga shqiptarët, kroatët, boshnjakët dhe malazezët.

Ndërsa armiqve të vërtetë u përkuleni në gjunjë për naftë dhe gaz.

Trimëria juaj përfundon aty ku fillon interesi.

Sot Serbia është e vetmuar, e rrethuar, pa miq, pa besim, pa një të ardhme të qartë —

falë luftërave tuaja kundër civilëve,

falë krimeve tuaja,

falë britmave primitive për “Serbinë e Madhe”, për Prizrenin, për Rumijen.

Mite për turmën.

Varre për shtetin.

BE-ja dhe NATO-ja nuk janë më slogane ideologjike.

Janë instinkti i fundit i mbijetesës.

Ose Serbia zgjedh shtetin modern,

ose vazhdon të adhurojë mitin — dhe zhduket bashkë me të.

YouTube player