Bota

OSBE-ja ndërpret misionin tetëvjeçar të monitorimit në Ukrainë

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), e cila ka mbajtur një mision vëzhgues në Ukrainën lindore për vite me radhë, njoftoi dje se do t’i duhet t’i jepte fund vendosjes afatgjatë, raporton BBC. Moska –një nga anëtarët e grupit  vuri veton ndaj një zgjatjeje të misionit.

“Ky nuk është një vendim i lehtë për t’u marrë… por pozicioni i Federatës Ruse nuk na la zgjidhje tjetër veçse të ndërmarrim hapa për mbylljen e misionit,” tha kryetari i OSBE-së dhe ministri i jashtëm i Polonisë Zbigniew Rau.

Lexo më shumë  Konfirmohet përbërja e re – Komisioni i ri i Ursula von der Leyen merr miratimin përfundimtar

“Misioni luajti një rol vendimtar në ofrimin e informacionit objektiv në terren, duke lehtësuar armëpushimet dhe duke punuar për të lehtësuar efektet e konfliktit mbi popullatën civile”.

Misioni Special i Monitorimit i OSBE-së në Ukrainë ishte vendosur që nga viti 2014 kur shpërtheu konflikti për herë të parë midis trupave ukrainase dhe rebelëve të mbështetur nga Rusia. OSBE-ja ishte e vetmja organizatë ndërkombëtare që ndoqi drejtpërdrejt konfliktin.

Lexo më shumë  Ukraina: Rusia ka dërguar numër rekord dronësh për të na sulmuar gjatë natës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *