Orkestra luan himnin kombëtar në qendër të Kievit ndërsa rusët përparojnë
Një orkestër u mblodh në një akt sfide në një shesh të Kievit përpara një turme të vogël të mërkurën për të luajtur himnin kombëtar ndërsa forcat ruse përparonin drejt kryeqytetit.
Orkestra Simfonike Klasike e Kievit luajti gjithashtu një fragment nga Ode To Joy të Beethoven-it, mbi të cilin bazohet himni i Bashkimit Evropia, një shenjë e dëshirës së qeverisë së Ukrainës për t’u afruar më shumë me Evropën dhe për t’u larguar nga orbita e Rusisë.
Dhjetra njerëz u mblodhën për të parë në sheshin qendror Maidan, disa duke valëvitur flamujt ukrainas.
Ata duartrokitën kur mbaroi himni kombëtar dhe një grua thirri “Për Ukrainën!”
Forcat ruse po përparojnë drejt kryeqytetit nga disa drejtime, megjithëse luftimet e ashpra në zonat përreth kanë ngadalësuar përparimin e tyre.
© Rruga Press