Lajme

Origjina çame, anulohen koncertet e tyre në Greqi! Dyshja e njohur tregon peripecitë

Ata padiskutim janë një nga çiftet më të sukseshëm në muzikën popullore shqiptare. Hysni Alushi dhe Enkeleda Arifi treguan në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçi se kauza çame është përherë pjesë e tyre, jo vetëm në jetën e përditshme por edhe në këngët e tyre. Të dy thanë se rrugëtimi i shqiptarëve të Çamërisë është ende një plagë e hapur, dhe se politika e arti është e pamundur të mos përzihen.

“Babi im i ndjerë thoshte ‘mos ta kem një këmbë një dorë dhe ta shoh njëherë vendlindjen dhe ato fjalë janë të ngulitura në kokën time. Pastaj erdhën krijimet artistike, këngët që sollën emocionet e veta dhe gjithmonë na bëjnë që të ndihemi më të fort për çështjen e Çamërisë”, tregoi Hysniu.

Lexo më shumë  Zgjedhjet e 9 shkurtit, Konjufca fton mërgimtarët që të regjistrohen dhe të shfrytëzojnë të drejtën për të votuar në ambasada ose konsullata

“Rrugëtimi i shqiptarëve të Çamërisë vazhdon të ngelet një plagë e hapur, një ëndërr e parealizuar. Shembulli më i mirë është gjyshja ime e cila ka pak muaj që është ndarë nga jeta dhe nuk u kthye ta rishikonte edhe njëherë vendlindjen e saj”, tha Enkeleda.  Ermali i pyet nëse ka pasur ndonjëherë pengesa nga autoritet greke, duke qenë se janë artistë çamë dhe i këndojnë Çamërisë.

“Ka pasur dy raste kur koncertet kanë dështuar sepse një ditë apo dy ditë akoma më herët se të shkonim në koncert e kanë marrë vesh dhe e kanë pezulluar. Më pas kemi qenë në Athinë dhe Selanik në mbrëmje festive, por jo në mënyrë të organizuar siç duam ne koncert nuk kemi arritur ta realizojmë”, rrëfeu Enkeleda.

Lexo më shumë  Kosova do të hapë fabrikën e prodhimit të municionit dhe dronëve. Kurti: Sot hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake

Ndërkohë Hysniu pohoi se nuk i kanë lënë hapësirë që të shkojnë, madje nga Qafë Bota nuk tentojnë të ikin të dy bashkë sepse autoritet greke i njohin këngët e tyre, i kanë dëgjuar dhe ndaj udhëtojnë përmes Athinës ose Selanikut. /abcnews.al/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *