Lajme

Organizata e Medias: Drafti për dekriminalizimin e shpifjes nuk garanton lirinë e shprehjes për të gjithë gazetarët

Organizata e medias ka dalë sot me një deklaratë për shtyp sa i takon ndryshimeve të propozuara në Kodin Penal, që lidhen me dekriminalizimin e shpifjes për gazetarët. Në deklaratë thuhet se, megjithëse disa nga ndryshimet e parashikuara konsiderohen pozitive, drafti që pritet të miratohet sot nuk përmbush standardet e Bashkimit Evropian dhe as kërkesat e komunitetit të medias për garantimin e plotë të lirisë së shprehjes.

“Së pari, teksti parashikon mbrojtje dhe dekriminalizim të shpifjes vetëm për gazetarët që janë të regjistruar dhe të njohur. Kjo nuk është një zgjidhje e plotë. Shqipëria nuk ka dhe nuk duhet të ketë një regjistër për gazetarët”, thuhet në deklaratë. Organizata thekson se çdo përpjekje për të rregulluar profesionin përmes regjistrimit sjell pasiguri juridike dhe cenon lirinë e shprehjes, duke frenuar jo vetëm gazetarët, por edhe aktivistët e shoqërisë civile që shprehin mendime kritike.

Lexo më shumë  Prioritetet e qeverisë së ardhshme, temë e takimit të Kurtit me dy ambasadorë të huaj

Sipas organizatës, këto shqetësime ndahen edhe nga struktura të tjera vendase dhe ndërkombëtare. Organizata e medias nënvizojnë se reforma për dekriminalizimin e shpifjes nuk i zgjidh të gjitha problemet që lidhen me lirinë e medias dhe se nevojitet një reformë më e thellë, që të adresojë kushtet e punës, presionet politike dhe garanci të tjera për pavarësinë e gazetarëve. Në përfundim, gazetarët i bëjnë thirrje mazhorancës dhe deputetëve të Kuvendit që ta përmbyllin këtë reformë në mënyrë të plotë dhe gjithëpërfshirëse, duke shmangur ndryshime sipërfaqësore që nuk garantojnë mbrojtje reale për lirinë e shprehjes.

“Kemi ndjekur me kujdes ndryshimet në Kodin Penal. Pavarësisht se disa prej tyre janë ndryshime pozitive, me keqardhje vëmë re se drafti që do të miratohet sot nuk përmbush standardet e BE-së dhe kërkesat tona për lirinë e shprehjes. Së pari, teksti parashikon mbrojtje dhe dekriminalizim të shpifjes vetëm për ata gazetarë që janë të regjistruar dhe të njohur. Kjo nuk është një kërkesë e plotë. Shqipëria nuk ka dhe nuk duhet të ketë një regjistër për gazetarët.

Lexo më shumë  Raporti i Komisionit Europian: Shqipëria e dyta në Ballkan për borxhin e lartë publik

Çdo përpjekje për të rregulluar profesionin sjell pasiguri juridike dhe frenon lirinë e shprehjes. Kjo nismë frenon edhe aktivistët e shoqërisë civile për t’u shprehur. Këto nuk janë shqetësime vetëm tonat, por edhe të shumë strukturave të tjera. Duam të theksojmë se reforma për dekriminalizimin nuk i zgjidh të gjitha sfidat. Kërkohet një reformë më e gjerë, që përfshin kushte më të mira pune dhe mbrojtje nga presionet politike. Kërkohet një agjendë më e thellë dhe jo ndryshime të cekëta. Kërkojmë që mazhoranca dhe deputetët e Kuvendit ta përmbyllin këtë reformë në mënyrë të plotë.”, tha Blerjana Bino, përfaqësuesja e Organizatës së Medias.

Rruga Press

YouTube player