Bota

Orë kritike për Ukrainën, zyrtari i lartë i BE vizitë surprizë në Kiev

Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel ka vizituar papritur Kievin të mërkurën. Vizita e tij vjen disa ditë nga ajo e presidentes së KE, Ursula Von der Leyen në fillim të këtij muaji për të treguar mbështetjen për kombin që lufton një pushtim rus.

“Sot në Kiev,” tha Michel, kreu i Këshillit Evropian që përfaqëson 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian, në një postim në Twitter, ndërsa shfaqet në një stacion treni. “Në zemër të një Evrope të lirë dhe demokratike”, shton ai.

Situata në Ukrainë vijon të jetë e rënduar. Orët kritike janë për Mariupolin, qyteti është i rrethuar nga forcat ruse, ndërsa Moska ka dhënë një tjetër ultimatum se duhet të dorëzohen ditën e sotme.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *