KryesoreLajme

Ora e parë mësimore në shkollat e Kosovës i kushtohet Epopesë së UÇK-së

Në të gjitha shkollat e Kosovës, ora e parë mësimore i është kushtuar Epopesë së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për të nderuar sakrificën dhe heroizmin e komandantit legjendar Adem Jashari, familjes së tij dhe të gjithë dëshmorëve të kombit.

Në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Prishtinë, në orën e parë mësimore u zhvilluan aktivitete të ndryshme për nderë të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Drejtoresha e kësaj shkolle Merita Haxhiu Hasani tha se kjo shkollë ka filluar që nga sot me aktivitete të ndryshme dhe se këto aktivitete sipas saj do të vazhdojnë deri më 7 mars, raporton KosovaPress.

Lexo më shumë  Macron: SHBA dhe Evropa duhet të punojnë së bashku për paqen dhe sigurinë e Ukrainës

Pajtim Hodolli mësimdhënës i Edukatës Qytetare në këtë shkollë tha se ora e parë po i kushtohet lavdisë së Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare së Kosovës me aktivitete të ndryshme.

Sot në të gjitha shkollat e Kosovës ora e parë e mësimit i është kushtuar Epopesë së lavdishme të UÇK-së ku janë zhvilluar diskutime dhe aktivitete të ndryshme për të shënuar një nga momentet më të rëndësishme të luftës për liri.

Lexo më shumë  Dhuna mes të miturve, alarmante! Vetëm në Tiranë 110 raste të denoncuara në 2025

Rruga Press

YouTube player