BotaKryesore

Opozitari serb thotë se Kallas ka refuzuar të fotografohet me Vuçiqin: Ky është një mesazh i qartë

“Kaja Kallas ka refuzuar të fotografohet me Aleksandar Vuçiqin në Beograd, ky është një mesazh i qartë. Është e qartë se BE-ja më nuk e percepton Vuçiqin si evropian. Ai nuk mund të shtiret më as me atë fasadë evropiane, me atë frak evropian që e mban mbi uniformën e radikalistit”.

Kështu ka thënë përN1 kryetari i Partisë Demokratike, Srgjan Millivojeviq.

Lexo më shumë  Revolta kundër qeverisë në Iran, protestuesit djegin institucionet e shtetit

Ai ka shtuar se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk është kurrfarë evropiani.

“Ky është po ai radikal që nuk ka lëvizur as për një milimetër nga politika “vritni një serb, ne do të vrasim njëqind myslimanë” (deklarata e famshme e Vuçiqit kur ishte ministër i Millosheviqit). Ky është përshtypja ime pas takimeve me Marta Kosin në Bruksel dhe tani me Kaja Kallasin”, deklaroi ai.

Millivojeviq tregon se Kallas ka folur pak gjatë takimit me opozitarët.

“Ajo më shumë dëshironte të na dëgjonte neve. Ajo që ka dalë në opinionin publik ashtu edhe tingëllon. Ishte e interesuar për atë që po ndodh në Serbi, sepse kjo po e cenon stabilitetin e rajonit më shumë sesa marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës”, ka thënë ai.

Rruga Press

YouTube player