Opozitari serb sulmohet në aeroport, një grup të rinjsh i vandalizojnë makinën dhe e fyejnë
Makina e kryetarit të Partisë Liberale Demokratike në Serbi, Çedomir Jovanoviç është sulmuar mbrëmjen e së enjtes në aeroportin “Nikola Tesla” të Beogradit.
Incidenti ka ndodhur para hyrjes së ndërtesës së aeroportit. Siç raportojnë mediat serbe, persona të panjohur i kanë thyer makinën opozitarit Jovanoviç dhe e kanë fyer atë.
Mësohet se opozitari serb po priste në aeroport disa miq që vinin nga shtetet perëndimore dhe e kishte parkuar makinën në krahun e ndalimit para hyrjes së ndërtesës së aeroportit.
Kur është kthyer ka gjetur në tokë pjesë të thyera të makinës ndërsa një grup të rinjsh filluan ta fyenin rëndë,çka shkaktoi edhe një konflikt verbal.
Politikani serb është bërë objekt i sulmeve të tilla edhe më parë lidhur me qëndrimet e tij, përfshirë mbështetjen e tij publike për pavarësinë e Kosovës./ora
Rrugapress