Bota

Opozitari rus: Putini përmes Serbisë planifikon destabilizimin e Ballkanit

Në një intervistë për të përditshmen vjeneze “Standard”, opozitari rus Mikhail Khordorkovsky ka treguar se presidenti rus Vladimir Putin do të përpiqet të “destabilizojë” Ballkanin përmes Serbisë.

Në hyrje, ai vuri në dukje se populli rus dëshiron t’ua vështirësojë jetën evropianëve, duke shtuar se Rusia ka një ndikim të madh në Austri.

“Putini mbështet radikalët e çdo lloji. Qëllimi i tij është destabilizimi në mënyrë që të mund të pozicionohet si dikush që menaxhon një situatë të paqëndrueshme. Nëse lufta vazhdon, ai do të përpiqet të destabilizojë Ballkanin, në mënyrë që t’ua vështirësojë jetën evropianëve”, shtoi Khodorkovsky.

Lexo më shumë  Ish-deputeti evropian i partisë Brexit në gjykatë për akuzat për ryshfet të lidhura me Rusinë

I pyetur nga gazetari nëse Putini do ta bëjë këtë përmes Serbisë, Khodorkovsky u përgjigj shkurt “sigurisht, përmes kujt tjetër”.

“Fatmirësisht, rusët janë idiotë. Ata e provuan në Mal të Zi dhe e larguan veten prej atij vendi, humbën ndikimin e tyre. Por nuk mund të llogarisni gjithmonë në faktin se ata do të jenë gjithmonë idiotë. Pas sanksioneve perëndimore, ndikimi i Rusisë është më i vogël, për shembull, në Gjermani. Megjithatë, partitë e djathta janë partnerët e natyrshëm të Putinit. Meqenëse votuesit e së djathtës radikale zakonisht mbështesin Putinin, ata nuk e humbin mbështetjen e tyre nëse Putini fillon një luftë. Kjo duhet të monitorohet me kujdes”, paralajmëroi Khodorkovsky.

Lexo më shumë  Kush po gënjen, Trumpi apo Putini? Lavrov: Askush nuk na ka pyetur për vendosjen e trupave paqeruajtëse evropianë në Ukrainë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *