Opozita në Kosovë nuk po kupton se u hoq nga pushteti për imoralitet politik, jo për padituri teknike.
Nga Hysamedin Feraj
Opozita në Kosovë nuk po kupton se u hoq nga pushteti për imoralitet politik, jo për padituri teknike. U hoq pse qytetarët kuptuan që pa vullnet të mirë, qeverisja e mirë është pamundësi, dhe mungesa e vullnetit të mirë (imoraliteti) e bën të pamundur dijen qeverisëse, përfshirë atë teknike. Kuptuan se vullneti i mirë i bën të korrigjueshëm gabimet e dijes teknike që s’është e rreme, ndërsa vullneti i keq i bën të domosdoshëm e të pashmangshëm. Kuptuan se është vullnet i keq politik, pra imoralitet, përdorimi i pushtetit për kënaqësi, pasurim e sundim personal;Opozita nuk po kupton pra, se imoraliteti politik nuk është më alternativë përballë gabimeve teknikë sepse është vetë burimi i tyre. Zgjedhësit kuptojnë se vullneti i mirë ka përparësi ndaj çdo “dijeje” të dëshmuar teknike… për me vjedh!
Rruga Press