KryesoreOpinion/Aktualitet

Opozita e Kosovës nuk lëshon rast për të paraqitur të vërtetën e dhimbshme se nuk e kuptuan kurrë demokracinë, pavarësisht se marrin pjesë për vite të tëra në zgjedhje elektorale të vendit më demokratik në rajon

Shkruan Gent Amzai

Opozita e Kosovës nuk lëshon rast për të paraqitur të vërtetën e dhimbshme se nuk e kuptuan kurrë demokracinë, pavarësisht se marrin pjesë për vite të tëra në zgjedhje elektorale të vendit më demokratik në rajon.

Kandidatura e Albulena Haxhiut për Kryetare të Kuvendit të Kosovës e nderon këtë institucion të përfaqësimit, duke i bërë drejtësi demokracisë së drejtpërdrejtë dhe asaj përfaqësuese.

Albulena Haxhiu është deputetja e dalluar që ndër vite shërbeu në Kuvend dhe interesit të vendit. Me guximin, përgatitjen dhe vendosmërinë e saj i shtoi dinjitet figurës së deputetes, ashtu siç bëri njëlloj edhe si Ministre e Drejtësisë. Edhe sa i përket demokracisë së drejpërdrejtë, Albulena Haxhiu u bë shembull i aktivistes dhe gruas pjesëmarrëse aktive në të gjithë regjistrat politikë.

Lexo më shumë  Protesta në Sllovaki, qytetarët kundër vizitës së kryeministrit në Moskë

Për “mashqit” e uritur për pushtet korruptiv ajo është e papranueshme, krijon përçarje, sepse figura e saj vendos në dukje dy polarizime emancipuese, duke e bërë të keqen e tyre më të dukshme:

1. Shoqëria ku gruaja është e barabartë përballë shoqërisë ku ajo është e nënrenditur,

2. Kosova ku fuqizimi i shtetit fuqizon popullin e saj përballë Kosovës ku dobësimi i shtetit fuqizon klanet dhe grupet e interesit.

Lexo më shumë  Eurodeputetët mbledhin nënshkrimet: Costa anuloje vizitën në Serbi, Vuçiq po e mbështet Putinin

Duke e bërë atë gruan më të votuar në zgjedhjet e fundit, populli i Kosovës ka deklaruar se e përqafon atë që Albulena Haxhiu përfaqëson dhe zgjedhja e saj si Kryetare e Kuvendit jo vetëm që garanton një legjislaturë dinjitoze, por dhe respekton demokracinë, vullnetin qytetar e politik.

Kalkulantët që nuk mësuan kurrë nga fryma e demokracisë, akoma mendojnë se ajo është në thelb çështje e tavolinave dhe emërimeve me sms. Kjo funksionon në biznes, por jo në politikë e demokraci. Në demokraci “sms” të dërgon populli, me pjesëmarrje të drejtpërdrejtë, me mbështetje apo votë.

YouTube player
sqhrenfrdeit