KryesoreOpinion/Aktualitet

Opozita e ka marrë peng Kuvendin

Shkruan Jeton Zulfaj

Pas zgjedhjeve, menjëherë thanë se do të bëhemi bashkë që të mos e lejojmë VV-në të bëjë qeverinë. Ani pse gati gjysma e popullit e ka votuar VV-në.

Por kur e morën vesh që s’kanë vota për të bërë qeveri “të opozitës”, siç e quanin vetë ata, filluan të bllokojnë konstituimin e Kuvendit.

Pra, mentalitetin e kishin bllokues qysh në fillim, ende pa u çertifikuar rezultatet.

Lexo më shumë  Kurti: Kosova e përkushtuar në luftën kundër pastrimit të parave

Njëherë u deklaruan se do të bllokojnë vullnetin e shumicës së popullit për të bërë qeveri, pastaj tentuan t’i bllokojnë listat e verifikimit të deputetëve, tash po bllokojnë votimin për zgjedhjen e kryesisë së Kuvendit.

Pra, mentalitet bllokues në çdo hap e në çdo formë.

Por tashmë është kuptuar që bllokadën për konstituimin e Kuvendit nuk e kanë për ndonjë parim, sepse s’kanë shfaqur asnjë qëndrim parimor.

E kanë thjesht për kalkulime politike. Mbase dikush nga ata “ekspertët e PR-it” u ka thënë që, duke vonuar e bllokuar themelimin e institucioneve, u rriten votat.

Lexo më shumë  Prebreza betohet si Kryetar i Fushë-Kosovës: Premton transparencë dhe shërbim për të gjithë qytetarë

Këta mbase besojnë që bllokadën e tyre populli e merr si qëndrim parimor, por populli e di që atyre askush s’po ua kërkon votat për qeverinë.

Deputëve po u kërkohet vota për të nisur punën institucioni që e përfaqëson popullin.

Po ta kishin hallin e popullit, nuk do ta bllokonin institucionin ku përfaqësohet populli.

Por sa më gjatë që bllokojnë, aq më e gjatë bëhet fatura në popull.

YouTube player