Operacion spektakolar në Krime, Ukraina bën histori: shkatërron për herë të parë avionët amfibë rusë Be-12
Inteligjenca e Mbrojtjes së Ukrainës (DIU) ka goditur një objektiv historik në Krimenë e pushtuar përkohësisht, duke shkatërruar për herë të parë dy avionë amfibë rusë Be-12 Chaika, të specializuar në gjuetinë kundër-nëndetëse.
Sipas burimeve zyrtare të DIU, operacioni është kryer nga njësia speciale “Prymary (Phantoms)”, e cila, krahas avionëve Be-12, ka shkatërruar edhe një helikopter rus Mi-8 me përdorim të shumëfishtë.
“Ky është rasti i parë në histori që një Be-12 është eliminuar. Këto avionë janë të pajisur me sisteme të shtrenjta për zbulimin dhe luftimin e nëndetëseve,” – thuhet në njoftimin e inteligjencës ukrainase.
Detajet e avionit Be-12 Chaika
Sipas të dhënave të hapura, Be-12 ka gjatësi mbi 30 metra dhe hapje krahësh rreth 29.8 metra. Avioni arrin shpejtësinë maksimale prej 530 km/h, ndërsa fluturimin e parë e ka realizuar në vjeshtën e vitit 1960.
Më 21 shtator, e njëjta njësi speciale e Ukrainës kishte raportuar shkatërrimin e tre helikopterëve Mi-8 dhe një radari rus në Krime.
Më herët, forcat speciale të inteligjencës ukrainase kishin eliminuar një sistem raketor rus 9K317M Buk-M3 në Zaporizhia, me vlerë të vlerësuar prej 40-50 milionë dollarësh.
Rruga Press


