Operacion i madh kundër spiunazhit në Kosovë, të përfshirë AKI-ja dhe IPK-ja
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka konfirmuar se, në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK), është duke zhvilluar një operacion të rëndësishëm hetimor lidhur me dyshime për spiunazh.
Në njoftimin zyrtar theksohet se operacioni është nën drejtimin e Prokurorisë Speciale dhe aktualisht ndodhet në fazë zhvillimi. Për shkak të natyrës së ndjeshme të hetimeve, autoritetet nuk kanë bërë publike detaje të mëtejshme për momentin.
“Prokurori i Shtetit do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me ligjet në fuqi,” – thuhet në komunikatë.
Ky operacion sinjalizon angazhimin serioz të institucioneve të sigurisë në Kosovë për të mbrojtur rendin kushtetues dhe sigurinë kombëtare, në një kontekst të ndjeshëm rajonal dhe ndërkombëtar.
Rruga Press

