‘Open Balkan’/ Vuçiç: Marrëveshjet që do nënshkruajmë janë bërthama që do të krijojë që kjo pjesë e Ballkanit të jetë pa kufij
Në pallatin e Brigadave kanë mbërritur presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, të cilët janë pritur nga kreu i qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama, ku do të zhvillohet takimi në kuadër të nismës ‘Ballkani i Hapur’ dhe pritet të nënshkruhen 5 marrëveshje. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç se marrëveshjet që do realizohen sot janë të rëndësishme për të tre shtetet. Me një postim në Twitter, Vuçiç shkruan se po bëhet realitet diçka që më parë as nuk mendohej.
“Marrëveshjet e sotme janë të rëndësishme për ne, ato janë bërthama e diçkaje që do të krijojë që kjo pjesë e Evropës të jetë në thelb pa kufij, dhe shumë kohë më parë se ne mendonim”.
Rruga Press