Open Balkan merr goditje/ A do të mbijetojë iniciativa pa Zoran Zaevin?
Kryeministri i Maqedonisë Veriore, njëherësh kryetari i LSDM-së Zoran Zaev ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit dhe kryetarit të partisë.
Ai këtë e bëri në një konferencë për media në Shkup, ku ka uruar kundërshtarët politikë për fitoren në zgjedhjet komunale.
“Jap dorëheqje nga pozita e kryeministrit dhe nga pozita e kryetarit të LSDM-së”, ka thënë Zaev.
Partia e Zaev nuk shënoi rezultate të mira në raundin e dytë të zgjedhjeve komunale në Maqedoninë Veriore.
Rruga Press