Bota

Omicron kërcënon Malin e Zi, nga 2 janari ashpërsohen masat anti-Covid

Në Malin e Zi rritet numri i të prekurve me virusin korona dhe qeveria ashpërson rregullat e hyrjes në vend.

Autoritetet shëndetësore malazeze njoftuan në një konferencë të jashtëzakonshme se nga 2 janari 2022 në Mal të Zi do të kërkohet në të gjitha pikat kufitare së bashku me konfirmimin e vaksinimit edhe testi PCR negativ, ose testi i shpejtë i antigjenit.

Për qytetarët malazezë dhe të huajt nuk mjafton vetëm dëshmia që janë vaksinuar. Për të hyrë në Malin e Zi, pavarësisht nga cila pikë kufitare, ata duhet të dëshmojnë edhe se nuk ka kaluar më shumë se gjashtë muaj nga marrja e dozës së dytë të vaksinës. Gjithësesi ministrja e Shëndetësisë, Jelena Boroviniq-Bojoviq, tha se shtetasit e Malit të Zi dhe të huajt mund të hyjnë në vend edhe pa këto deshmi, por duhet të vetëizolohen për dhjetë ditë. Ky vetëizolim mund të ndërpritet jo më heret se tri ditë pas një testi negativ për kovidin.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Omikron përhapet me shpejtësi

Autoritetet shëndetësore në Podgoricë thanë se nga fillimi i pandemisë në Mal të Zi kanë humbur jetën 2,407 vetë. Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Igor Galiq, tha se në dy javët e fundit është regjistruar një rritje prej 81 për qind e rasteve të reja. Sipas tij soji Omikron përhapet me të shpejtë dhe kërcënon të jetë dominant. Po ashtu sipas tij në dy javët e fundit nga numri i përgjithshem i atyre që kanë humbur jetën mbi 75 përqind kanë qenë të pavaksinuar.

Lexo më shumë  Ukraina: Rusia ka dërguar numër rekord dronësh për të na sulmuar gjatë natës

Nga fillimi i pandemisë sipas autoriteteve shëndetësore malazeze 44 për qind e qytetarëve në Mal të Zi, kanë shqetësime ndërsa një e treta janë në ankth te vazhdueshem./DW

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *