Bota

Omicron/ Gjermania regjistron rekord të rasteve ditore

Gjermania regjistroi më shumë se 80 000 infeksione koronavirus brenda një dite, për herë të parë, sipas të dhënave të publikuara nga instituti ”Robert Koch” (RKI).

Vendi raportoi saktësisht 80 430 infeksione të reja në një periudhë 24-orëshe, 21 500 më shumë se nga një javë më parë.

Lexo më shumë  Mijëra studentë serbë protestojnë për të kërkuar përgjegjësi për incidentin në Novi Sad

Incidenca shtatë-ditore është rritur gjithashtu në mbarë vendin, megjithëse të dhënat ende konsiderohen të paplota pasi festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri çuan në më pak teste të kryera dhe më pak raste të raportuara.

RKI theksoi se 407,5 raste u regjistruan për çdo 100 000 banorë gjatë një periudhe njëjavore, nga 387,9 një ditë më parë.

Një javë më parë, incidenca në shkallë vendi ishte 258,6.

RKI raportoi një numër ditor të vdekjeve prej 384, nga 346 një javë më parë.

114 735 persona kanë vdekur deri më tani në Gjermani nga koronavirusi.

Rruga Press

YouTube player