Oligarkët Devolli paguan qindra-mijëra dollarë për lobim në SHBA, angazhuan kompaninë e njejtë te cilen e kishte kontraktuar edhe Serbia e braça Kariç për lobim kundër Kosovës
Nga KosovaNews
Konglomerati i medive i grumbulluar rreth kapitaleve me shumë dritë-hije për sa i përket prejardhjes e kontrollit, ndër to edhe Klan Kosova me pronar nga “Peçi, Djakovica” e Novi Sadi, ditëve të fundit tenuan t’i bëjnë bujë të madhe vizitës së oligarkut Shkëlqim Devollit në ShBA. Ato fillimisht propaganduan se pronari i korporates “Devolli Coorporation” kishte pranuar ftesë zyrtare për të të qenë pjesëmarrës në inaugurimin e presidentit të zgjedhur Trump, inaugurim që u mbajt me 21 janar të këtij viti, në kryeqytetin e ShBA-ve Washington DC.
Udhëtimin e Shkëlqim (Ibrahim) Devollit, të vëllaut të Blerim Devollit, për në ShBA televozioni kontravers “Klan Kosova”e pasqyroj si një vizitë të nivelit të lartë dhe të bërë me ftesë të qeverisë amerikane. Për më tepër, “Klan Kosova” dhe gazetari biznismen Adriatik Kelmendi nga Peja i servoj opinionit kosovar lajme qesharake të llojit se “…Shkëlqim Devolli gjatë vizitës së tij në ShBA u shoqërua nga ‘shërbimi sekret’ amerikan” e rrena tjera që as fëmijët që luajnë tek jazi i Pejës si hanë më..
Pasi që propaganda e orkestruar me video qesharake nuk iu “dhezi”, ju kthyen fotove të çastit me kongresmenë e zyrtarë tjerë, krejt kjo për te paraqitur vizitën e Shkëlqim Devollit si një vizitë zyrtare, ndërkohë që e gjithë kjo punë ishte vetëm se një aranzhim privat i Devollëve dhe atë i paguar me para të majme. Besohet se përveç kompanive amerikane të lobimit, për të cilat do të flasim më poshtë, këtu ka ngjyer pak edhe kompania për PR e Adriatik Kelmendit. Ndër këto fotografi të shumta, në njërën nga to makineria e Klan Kosova kishte harruar te largoj bexh-in ku shkruante se Shkëlqim Devolli është pjesëmarrës në një konferenecë biznesore ndërkombëtare, Texas Business Conference që u mbajt me 18 Janar 2025 në Washington, DC pra aty nuk kishte asnjë lloj eventi a pritjeje zyrtare.
Në fakt këto fotografi duket t’i kenë kushtuar qindar mijëra euro Shkëlqim Devollit, pasiqë ai kishte lobuar me para të thata tek kompanitë të ndryshme të lobimit në ShBA. Lobimi është praktikë e njohur dhe e ligjshme në ShBA. Në këtë kuadër individët e kompanintë që ofrojnë shërbime të lobimit duhet të jenë të regjistruara dhe t’i publikojnë klientët e tyre dhe faturat që ju kanë emituar dhe pagesat që i kanë pranuar nga këta të fundit.
Këtu fillon tregimi jonë i sotshëm. KosovaNews është marrë me hulumtimin e fushatave dhe lajmeve rreth inaugurimit të Presidentit të ShBA-ve, Donald Trump, duke ju referuar burimeve të ndryshme e ndër to edhe web-faqes: OpenSecrets (https://www.opensecrets.org).
OpenSecrets është një platformë e cila i gjurmon paratë në politikën e ShBA-së dhe efektin e tyre në zgjedhje e në politika publike. Misioni i OpenSecrets është të gjurmojë fluksin e parave në politikën amerikane dhe të ofrojnë të dhëna dhe analiza për të forcuar demokracinë dhe transparencën. Pra, Adriatik Kelmendi , mund të ketë pritur që në ShBA zyrtarët e lartë të rregullatorëve takohen në gjysmë të natës me pronarë e proxyman-ë të medieve për tu dakorduar për mbledhjen e nesërme të rregullatorit, por me gjasë duhet të jetë zhgënjyer. ShBA-të janë djepi i demokracisë, kurse transparenca është ndër bartësit e kësaj vlere njerëzore atje.
Në këtë platformë janë të regjistruara dhe të publikuara kompanitë e ndryshme lobuese në ShBA dhe gjithashtu janë të regjistruara dhe të publikuara listat e klientëve të këtyre kompanive lobuese.
Me kërkimin e termit: “Devolli”, na janë shfaqur disa të dhëna interesante.
Fillimisht, na është shfaqur “Devolli Corp”, si klient. Pastaj, pas klikimit tek Devolli Corp kemi vënë re se gjatë vitit 2024 totali i shpenzimit për lobim nga ky klient ishte: $370,000. Këto para janë shpenzuar në industrinë “Misc Business” (të ndryshme, të pakategorizuara), ku në këtë industri Devolli Corp janë të renditur në vendin e 6 (gjashtë) në të gjithë ShBA-të, për nga vlera e parave të shpenzuara në lobim.
Sipas hulumtimit të bërë mbi burimet nga OpenSecrets, Devolli Corp ka të angazhuar kompaninë BGR Group, si kompani lobuese, në të cilën kompani kanë lobuar 4 (katër) indivisë lobues. Ne kemi siguruar edhe listën e klientëve të tjerë të cilët i mbulon kjo kompani.
Ne i kemi siguruar edhe 3(tre) fatura në total prej $370,000. për vitin 2024.
*Koment: Çfarë kemi vënë re është se të tre (3) faturat me lart, pavarësisht se si industri janë të kategorizuara nën “Misc Business” (të ndryshme, të paketogrizuara), ato e kanë të shënuar edhe kete shenim: “Trade” (tregti) brenda pershkrimit te tyre, që mund të jetë një mbulim per cka do te flasim ne vijim.
Është e dyshimt se si brenda përshkrimit të faturës, pozicioni 16 (Specific lobbying issues), është e shënuar: “Provide strategic counsel and advocacy on issues relating to US export and trade policy” (ofrohet këshillim strategjik dhe akovim në lidhje me politikat amerakane të tregtisë dhe eksporit).
Verën e vitit 2024, Devolli, përkatësisht fabrika e tyre “Comodita Home” nga Gjakova kanë qenë në heturara e gjobitura nga autoritetet amerikane në lidhje me eksportet që të njejtët i bëjnë drejt ShBA-ve, duke aplikuar praktika të ndaluara tregtare të njohura si “dumping”. Autoritetet amerikane e kanë kufizuar ekprotimin e Devollëve dhe ju kanë vënë gjobë. Ndërkohë, disa qindra punonjës në këto fabrika të tyre në Gjakovë kanë ngelur pa punë. Gjithashtu, është folur se fabrika e Devollëve në Gjakovë ka aktuar si maskë e një investimi kinez në fsh. Ruma, Novi Sad të Serbisë. Kumbar i kësaj pune, sipas këtyre burimeve është një serb me emrin Branko Bleçiç. Për këtë punë KosovaNews do të dalë me një hulumtim të veçantë. Mediet tek ne, me 2-3 përjashtime, nuk i kanë pasqyruar këto ngjarje me rëndësi për ekonominë e vendit tonë.
Konkluzioni ynë final është se kjo kompani (BGR Group) është përkujdesur edhe për sigurimin e biletave dhe prezencës së Shkëlqim Devollit në inaugurimin e presidentit të ShBA-ve, Donald Trump.
Devolli Corp ka bashkëpunuar edhe në vitin 2023 me kompaninë BGR Group por në këtë vit ka shpenzuar vetëm: $150,000
BGR Group është angazhuar zyrtarisht nga Serbia, nëpëmjet një kontrate të lidhur në mes të kësaj kompanie lobuese dhe ambasadës së Serbisë në Washington DC në ShBA, të nënshkruar nga i ngarkuari me punë Vlladimir Mariç.
Gjithashtu, vera e 2024 ka qenë e mbushur edhe me përplot deklarata të drejtorit të përgjitshëm të Telekom Serbia Vlladimir Lluçiç se lobimet e tyre në ShBA do të rezultojnë me një liçencë të plotë të telefonisë mobile për degën e Telekom Serbia në Kosovë – mts DOO. Ndërkohë, Z-Mobile i Devollëeve e godiste pa mëshirë Telekomin publik të Kosovës, kompani publike kjo e cila me 1000 e një vështirësi po dilte nga humnera ku e kishin gjuajtur ata që Devolli ua lagte fytin e po e mbulonte të tërë Kosovën, përshirë veriun e vendit, me 4G+ e 5G. Kush është betktesh e merr vesh, thotë populli ynë.
Historiku i bashkëpunimit mes BGR GROUP dhe shtetit serb:
Nga ky burim mund të gjendet i gjithë aktiviteti lobues i Serbisë i blerë nga ambasada e tyre atje: https://efile.fara.gov/ords/fara/f?p=1381%3A201%3A0%3A%3A%3ARP%2C201%3AP201_REG_NUMBER%3A5430
Vini re se kompania lobuese “BGR Group” deri në vitin 2008 ka qenë e regjistuar me emrin “Barbour Griffith & Rogers”. Në kuadër të “BGR Group” funksionon një departament i veçant që merret me lobimin e paguar nga qeveritë e shteteve të ndryshme. Ky departament i veçant quhet: BGR Government Affairs.
Lidhja mes Devolli Corp me Braca Karić dhe BGR Group
Sic e dëshmuam me fakte BGR Group është kompani lobuese me ambasaden Serbe në SHBA , mirëpo po e njëjta kompani ka lidhje edhe me biznesmenët famkeq Braça Kariç. Për lidhjet e Devollëve me oligarkët serb me origjinë nga Peja, vëllezërit Kariç të grumbulluar rreth Bogolub Kariçit, KosovaNews ka shkuar disa herë më parë. KosovaNews ka gjetur lidhjet e bizneseve të Kariçëve në Bjellorusinë e diktatorit Llukashenko, ndër to edhe Dana Holding, me bizneset e Devollëve në Pejë. Kumbarë të kësaj lidhjeje, sipas hulumtimi tonë, ishin avokati qipriot Marinos Stylianides dhe pejanit të mërguar në Bjellorusi Nagip Behluli. Vëllezërit Kariç janë parë shpesh te vizitojnë Pejën, kohës së fundit. Në këto vizita ata kanë takuar ‘kojshillak’ e ‘pobratima’, ndër ta edhe Gazmdend Muhagjirin (e ndonjë Gaz tjetër të mirë a të keq) në Patriarkanën e Pejës në prani të patrikut serb. Qarshija e Pejës se në këto ‘beseda’ pas darke është bekuar një investim i Kariçëve në Pejë.
Biznesmet serb Kariç kanë përdorur BGR Group si kompani lobues për ta, për t’iu ndihmuar në raportet Bjellorusi – ShBA. Bashkëpunimi i tyre ka vazhduar deri në vitin 2021, kur janë sanksionuar nga ShBA.
Vëllezërit Karić: Bogoljub, Dragomir (i njohur si Dragan), Zoran dhe Sreten (i ndjerë) – janë përfshirë në shumë ngjarje kontraverse, njëra ndër to është edhe ajo ku përvetësuan mbi 60 milionë euro nga kompania “Mobtel” nga ndërmarrja publike serbe JP PTT (model i ngjajshëm me Z-Mobile të Devollëve në Kosovë). Sipas akuzave, dyshohet se fondet e përfituara nga Mobtel, Kariçët i kanë fundeluar në kompani të ndryshme të tyre të organizuara rreth “BK Group”. Ndër këto kompani, disave këtu që kishin 063sha edhe gjatë edhe pas luftës, ju kujtohet kompania “Astra Simit”, që ishte distributorja e vetme e kartelave gërvishtëse.
“BK Group” – e ngritur nga familja Karić, është aktive dhe vazhdon të operojë kryesisht në Bjellorusi. Dana Holdings është një nga firmat e BK Group, Dana Holdings është e sanksionuar nga BE, Britania e Madhe dhe ShBA për arsye të lidhjeve dhe mbështetjes ndaj regjimit bjellorus, konkretisht ndaj Alexander Lukashenko.
Si fillim BGR ka bashkëpunuar me oligarkun famëkeq nga Serbia, Daimir Fazlic, i cili ka negociuar shumë kontrata mes BGR dhe Serbisë, ndërsa tani bashkëpunon me financuesit e Millosheviqiti, Braca Karic, të cilët e negociuan kontraten mes BGR group dhe Devolli Corp.
Sipas hulumtimit, Vëllezërit Karić kanë bashkëpunuar zyrtarisht me BGR Group në vitin 2021 përmes kompanisë së tyre Dana Holdings LTD të regjistruar në parajsat fiskale si British Virgin Islands.
Për më tepër, sipas të dhënave kemi kuptuar se disa nga agjentet lobues brenda BGR Group, janë të njëjtit që përfaqësojnë Dana Hodling dhe Devolli Corp.
Walker Roberts dhe Mark Tavlarides janë agjentët të cilët janë involvuar direkt në aktivitetet lobuese për Ambasaden Serbe, Devolli Corps dhe për Dana Holdings. Kjo tregom se roli i këtyre agjentëve është më i madh se sa pozita e tyre në BGR Group, kjo për arsye se ata janë agjentë të dedikuar që përfaqësojnë interesat serbe në ShBA.
Portali i finacuar nga Zyra e Serbisë për Kosovën e ka dhënë këtë njoftim:
Burime shtesë:
Rruga Press