Lajme

Olaf Scholz u zgjodh kancelar i Gjermanisë/ Planet e qeverisë së re

GJERMANI- Olaf Scholz sot merr detyrën si kancelar i ri i Gjermanisë, duke dhënë fund epokës së Merkelit. Mediat e huaja shkruajnë se me fillimin e detyrës së Olaf Scholz, qeveria e re ka përgatitur një plan për katër vjeçarin e ardhshëm.

Qeveria e re ka plane ambicioze për të luftuar ndryshimin e klimës duke hequr qymyrin në fillim dhe duke u fokusuar në energjinë e rinovueshme, por prioriteti i tyre fillestar do të jetë luftimi i pandemisë së koronavirusit.

Lexo më shumë  Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona

Më pas kancelari i ri Olaf Scholz dhe udhëheqësja e përbashkët e të Gjelbërve, Annalena Baerbock, e cila do të bëhet ministre e Jashtme, do t’iu duhet të gjejnë zgjidhje për trupat ushtarake ruse të vendosuar në kufirin ukrainas. Një plan ky i lënë përgjysëm nga Merkel, e cila ra dakord me Presidentin Joe Biden dhe liderët e Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Italisë të martën vonë se ata do të miratonin një strategji të përbashkët për t’iu përgjigjur trupave ushtarake ruse duke imponuar “dëm të konsiderueshëm dhe të rëndë në ekonominë ruse.”

Qeveria planifikon gjithashtu të rrisë pagën minimale të Gjermanisë në 12 euro në orë nga 9.60 euro që është aktualisht. Scholz gjithashtu u zotua të ndërtojë 400,000 apartamente të reja në vit në një përpjekje për të frenuar rritjen e çmimeve të qirave. Kancelari i ri ka sinjalizuar vazhdimësi në politikën e jashtme, duke thënë se qeveria do të ngrihej për një Bashkimi të fortë Evropian.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *