Bota

Olaf Scholz: Evropa duhet ta vendosë Ukrainën në pozitë të fortë për çdo armëpushim

Kancelari gjerman Olaf Scholz ishte sot i pranishëm në një Samit në Bruksel. Para se të niste takimet me liderët evropian, ai theksoi se Evropa duhet të vazhdojë t’i japë mbështetje të fortë Ukrainës.

“Pavarësisht nga çdo bisedë midis Uashingtonit dhe Moskës, duhet të sigurohet që Kievi të jetë në një pozicion të fortë dhe që çdo armëpushim të jetë i qëndrueshëm”, tha kancelari gjerman Olaf Scholz.

Lexo më shumë  “E ka shkatërruar reputacionin e kompanisë”, investitorët e Tesla kërkojnë dorëheqjen e Musk

“Ne duhet të vazhdojmë mbështetjen tonë me një qëndrim të qartë se një paqe e drejtë duhet të jetë e mundur për Ukrainën. Kjo do të thotë se Ukraina mund të mbrojë pavarësinë dhe sovranitetin e saj, se ajo vendos rrugën e saj dhe zgjedh liderët e saj, dhe natyrisht se ka një ushtri të fortë në kohë paqeje”, tha Scholz në largim teksa po shkonte në samitin e liderëve të Bashkimit Evropian.

Lexo më shumë  Gjermania do nominojë kryediplomaten Baerbock në një rol për në OKB

Rruga Press

YouTube player