Bota

OKB voton rezolutën për paqen, 141 vende pro tërheqjes së trupave ruse nga Ukraina

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi të enjten një rezolutë jodetyruese që i bën thirrje Rusisë t’i japë fund armiqësive në Ukrainë dhe të tërheqë forcat e saj, duke dërguar një mesazh të fortë në prag të përvjetorit të parë të pushtimit se agresioni i Moskës duhet të përfundojë.

Rezoluta kaloi 141-7 pro dhe 32 abstenime, përfshirë Kinën. Rezoluta nuk është ligjërisht e detyrueshme, por demonstron mbështetjen për Ukrainën.

Lexo më shumë  “I famshëm” për qëndrimet kundër NATO-s/ Zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati pro rus është favorit

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba tha se ishte më shumë dëshmi se nuk është vetëm Perëndimi që e mbështet vendin e tij. “Mbështetja është shumë më e gjerë dhe ajo do të vazhdojë të konsolidohet dhe të forcohet,” tha Kuleba pas votimit.  “Ky votim kundërshton argumentin se jugu global nuk qëndron në anën e Ukrainës, sepse shumë vende që përfaqësojnë Amerikën Latine, Afrikën dhe Azinë votuan sot në favor.”

Asambleja e Përgjithshme është bërë organi më i rëndësishëm i OKB-së që merret me Ukrainën, sepse Këshilli i Sigurimit, i cili është i ngarkuar me ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, është i paralizuar nga fuqia e vetos së Rusisë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *