Bota

OKB: Vera e vitit 2023 ishte më e nxehta e regjistruar ndonjëherë

Vera e vitit 2023 ishte më e nxehta e regjistruar ndonjëherë, tha të mërkurën agjencia e motit e OKB-së.

“Ishte gushti më i nxehtë në histori – me një diferencë të madhe – dhe muaji i dytë më i nxehtë ndonjëherë pas korrikut 2023”, sipas Organizatës Botërore Meteorologjike të OKB-së (WMO) dhe Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike të BE-së Copernicus.

“Hemisfera veriore sapo pati një verë ekstremesh”, tha në një deklaratë Sekretari i Përgjithshëm i WMO Petteri Taalas, duke kujtuar zjarret dhe valët e të nxehtit, shkruan AA.

Lexo më shumë  Eurodeputeti holandez: Jam i tmerruar kur shoh vizitat e krerëve të lartë shtetëror serb në Moskë duke u takuar me Putinin

“Në hemisferën jugore shtrirja e akullit të detit Antarktik ishte fjalë për fjalë jashtë grafikëve dhe temperatura globale e sipërfaqes së detit, ishte përsëri në një rekord të ri”, shtoi ai.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, tha se “planeti ynë sapo ka duruar një sezon zierjeje – vera më e nxehtë në histori”.

“Shkencëtarët kanë paralajmëruar prej kohësh se çfarë do të çlirojë varësia jonë nga karburantet fosile”, shtoi ai dhe u kërkoi udhëheqësve të ndërmarrin veprime dhe të gjejnë zgjidhje.

Lexo më shumë  Klimatoskeptizmi vret

Carlo Buontempo, drejtor i Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike Copernicus, tha se 2023 ishte viti i dytë më i ngrohtë i regjistruar, sipas të dhënave tashmë tetë mujore.

Nivelet rekord dhe ndikimet e tyre si tek njerëzit ashtu edhe në planet tregojnë qartë “ngrohjen e sistemit klimatik”, tha ai.

Rruga Press

YouTube player