Bota

OKB publikon sot raportin për ndryshimet klimaterike

Sot do të publikohet një raport i rëndësishëm për çështjen e ndryshimeve të klimës.

Studimi është bërë nga Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (IPCC) – një grup i Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Grupi ka hulumtuar dhe studiuar më shumë se 14.000 punime shkencore.

Publikimi që do të bëhet në Gjenevë të Zvicrës vjen tre muaj para se udhëheqësit botërorë të mblidhen në Skoci, për të hartuar një plan të ri për të kufizuar rritjen e temperaturës globale.

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

Raporti do t’u sigurojë qeverive fakte të përditësuara mbi ndikimet aktuale dhe rreziqet e ardhshme të ngrohjes globale.

Raporti gjithashtu pritet të shqyrtojë sesi zvogëlimi i emetimeve të gazrave serrë do të ndikojnë në ritmin e ndryshimit të klimës gjatë dekadave të ardhshme.

Zëdhënësi i IPCC, Jonathan Lynn tha se tashmë “gjithnjë e më shumë mund të themi se deri në çfarë mase ndryshimet klimatike janë përgjegjëse për ngjarjet ekstreme të motit, fatkeqësitë natyrore etj. ”

Lexo më shumë  Le Monde: Franca dhe Britania nuk përjashtojnë drejtimin e një koalicioni në Ukrainë. Dërgimi i ushtarëve evropianë po diskutohet

Samiti i ardhshëm në Skoci po cilësohet si takimi më i rëndësishëm mbi krizën klimatike që nga samiti i Parisit 2015.

Rreth 200 vende e nënshkruan në marrëveshjen historike të klimës në Paris, e cila synon të vendos nën kontroll ngrohjen globale.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *