OKB publikon raportin: 90 përqind e ndërtesave në Gaza janë shkatërruar
Qendra Satelitore e Kombeve të Bashkuara, (UNOSAT), ka bërë me dije se nga analizimi i të dhënave ka rezultuar se rreth 90 për qind e 4 mijë ndërtesave të vendosura përgjatë kufirit lindor të Gazës janë shkatërruar ose dëmtuar.
“Imazhet satelitore tregojnë një rritje të madhe të numrit të ndërtesave të dëmtuara dhe të shkatërruara brenda shtrirjes prej një kilometër të tokës përgjatë kufirit të Rripit të Gazës në perëndim të vijës së demarkacionit”, thuhet në përditësimin më të fundit humanitar të OKB-së, duke cituar analizën satelitore.
Raporti:
Nga 4042 ndërtesa në imazhet satelitore të marra më 29 shkurt;
3033 ishin shkatërruar
593 janë dëmtuar rëndë ose mesatarisht
416 nuk kishte asnjë dëmtim të dukshëm përmes imazheve satelitore.
Rruga Press