Bota

OKB: Numri i viktimave civile në Afganistan është në rritje

Gati 2,400 civilë afganë u vranë ose u plagosën në maj dhe qershor – çfarë është shifra më e lartë për këta dy muaj që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 2009, thanë Kombet e Bashkuara.

Në një raport të publikuar të hënën nga Misioni i Ndihmës i OKB-së në Afganistan thuhet se në periudhën janar-qershor të këtij viti janë dokumentuar 5,183 viktima civile – prej të cilave, 1,659 vdekje.

Shifra paraqet rritje për 47 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Lexo më shumë  ‘Dexit’? E djathta ekstreme, AfD do që Gjermania të dalë nga BE

Luftimet midis militantëve talibanë dhe forcave të Qeverisë afgane janë intensifikuar në maj dhe qershor, pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka njoftuar se trupat amerikane do të tërhiqen nga Afganistani deri më 31 gusht.

Në Katar, javëve të fundit, janë zhvilluar negociata për paqe midis militantëve dhe Qeverisë afgane, por përparim është bërë pak.

Sipas raportit të OKB-së, gratë dhe fëmijët përbëjnë 46 për qind të të gjitha viktimave civile në gjysmën e parë të vitit.

Në total, 468 fëmijë janë vrarë dhe 1,214 janë plagosur, ndërsa 219 gra janë vrarë dhe 508 janë plagosur, thuhet në raport.

Lexo më shumë  ‘Dexit’? E djathta ekstreme, AfD do që Gjermania të dalë nga BE

Raporti fajëson forcat anti-qeveritare për 64 për qind të të gjitha viktimave civile; 39 për qind thuhet se janë shkaktuar nga talibanët, gati 9 për qind nga grupi militant Shteti Islamik dhe 16 për qind janë të papërcaktuara.

Raporti po ashtu thekson se trupat qeveritare dhe degët e tyre janë përgjegjëse për rreth 25 për qind të të gjitha viktimave civile.

Marrë nga rel

Rrruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *