OKB: Numri i të vdekúrve në Turqi mund të shkojë në 20,000
Kombet e Bashkuara kanë deklaruar se numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi mund të shkojë në rreth 20 mijë.
Një tërmet i ngjashëm i cili ka ndodhur në vitin 1999 në këtë shtet, saktësisht në rajonin e populluar lindor të detit Marmara, afër Stambollit, ka lënë të vdekur më shumë se 17 mijë njerëz.
“Ekziston një potencial i vazhdueshëm i kolapsit të mëtejshëm për të ndodhur, kështu që ne shpesh shohim rritje në rendin e tetëfishuar në numrat fillestarë”, ka thënë për AFP-në Catherine Smallwood, zyrtare e lartë e urgjencës e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën.
Më shumë se 10 ekipe nga Bashkimi Evropian janë nisur drejt Turqisë për ta ndihmuar këtë shtet me procesin e kërkim-shpëtimit. Edhe SHBA-ja, Britania, Kanadaja, Rusia dhe Kina kanë ofruar ndihmë.
Turqisë do t’i dalë në ndihmë edhe një ekip i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), i cili dje është nisur për atje.
Rruga Press