Bota

OKB: Një në dhjetë fëmijë në Gaza është i kequshqyer

Një në 10 fëmijë të kontrolluar në klinikat e drejtuara nga agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët në Gaza që nga viti 2024 ka qenë i kequshqyer, njoftoi agjencia.

“Ekipet tona shëndetësore po konfirmojnë se shkalla e kequshqyerjes po rritet në Gaza, veçanërisht që kur rrethimi u shtrëngua më shumë se katër muaj më parë, më 2 mars”, tha drejtoresha e komunikimit e UNRWA, Juliette Touma, raportojnë mediat e huaja.

Lexo më shumë  Ambasadorët e BE-së miratojnë detajet e kredisë 90 miliardë euro për Ukrainën

Që nga janari i vitit 2024, UNRWA thotë se ka kontrolluar më shumë se 240,000 djem dhe vajza nën moshën pesë vjeç në klinikat e saj, duke shtuar se para luftës, kequshqyerja akute shihej rrallë në Rripin e Gazës.

“Një infermiere tha se i kishte parë këto raste të kequshqyerjes vetëm në tekstet shkollore dhe dokumentarët”, tha Touma.

“Ilaçet, furnizimet ushqimore, materialet higjienike, karburanti po mbarojnë me shpejtësi.”

Lexo më shumë  Përfundojnë për sot bisedimet trepalëshe SHBA, Ukrainë dhe Rusi - shefi i delegacionit ukrainas tregoi se si u zhvilluan diskutimet

Ndryshe, më 19 maj, Izraeli hoqi një bllokadë 11-javore të ndihmës në Gaza, duke lejuar rifillimin e dërgesave të kufizuara të OKB-së. 

Rruga Press

YouTube player