Bota

OKB miraton rezolutë: Rusia të tërheqë të gjitha trupat nga Ukraina

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka votuar me shumicë dërrmuese për të dënuar pushtimin rus të Ukrainës me “termat më të forta të mundshme”

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka miratuar një rezolutë që kërkon që Rusia të ndalojë luftën në Ukrainë dhe të tërheqë të gjitha trupat.

Ambasadori i Ukrainës në OKB, Sergiy Kyslytsya e ka krahasuar liderin e Rusisë, Vladimir Putin me Hitlerin.

Lexo më shumë  Humbje shkatërruese të Rusisë në Ukrainë - shifrat më të larta që nga Lufta e Dytë Botërore

Gjatë fjalës së tij në OKB, ai tha se pushtimi rus ka si qëllim që ta  privojë Ukrainën nga drejta për të ekzistuar.

Këtë gjë tha ambasadori tentoi të bënte dhe Hitleri më shumë se 80 vjet më parë.

Kyslytsya i kërkoi OKB që ta ndalojë Rusinë pasi ky është dhe qëllimi pse është krijuar ky organizëm ndërkombëtar.

Lexo më shumë  Serbët protestojnë kundër Vuçiqit

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *