Bota

OKB: Më shumë se 8,000 civilë janë vrāré në Ukrainë që nga fillimi i luftës

Të paktën 8,317 civilë janë vrarë dhe të paktën 13,892 janë plagosur në të gjithë Ukrainën që nga fillimi i pushtimit të plotë rus të vendit në shkurt 2022, tha Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) në një deklaratë të lëshuar sot. 

Numri më i madh i viktimave civile u regjistrua në rajonet Donetsk dhe Luhansk, tregojnë numrat e OHCHR. 

Lexo më shumë  Rubla ruse arrin nivelin më të ulët në 32 muaj kundrejt dollarit

Numrat bazohen në informacionin e mbledhur deri më 19 mars 2023, tha OHCHR, duke dhënë detajet e mëposhtme:

Duke përmendur armiqësitë intensive, OHCHR tha se raportet nga disa vende janë të vonuara dhe shumë janë ende në pritje të vërtetimit dhe kështu “shifrat aktuale janë dukshëm më të larta”.

Midis këtyre zonave janë qytetet Mariupol në rajonin e Donetskut, si dhe Lysychansk, Popasna dhe Severodonetsk në rajonin e Luhansk, “ku ka viktima të shumta civile”, tha agjencia. 

Lexo më shumë  Kuleba: Trump nuk mund të bëjë marrëveshje paqeje me Rusinë për Ukrainën

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *