Bota

OKB: Më shumë se 8 milionë njerëz janë të zhvendosur brenda vendit në Ukrainë

Më shumë se tetë milionë njerëz janë zhvendosur brenda vendit në Ukrainë, sipas raportit të fundit nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), një agjenci e Kombeve të Bashkuara.

Mbi 18% – ose gati një në pesë – e popullsisë së Ukrainës të paraluftës tani është e zhvendosur brenda vendit, tha Raporti i katërt i Zhvendosjes së Brendshme të Ukrainës, botuar të hënën.

“Nevojat e atyre që janë zhvendosurve brenda vendit dhe të gjithë të prekurve nga lufta në Ukrainë po rriten nga ora në orë,” tha të martën Drejtori i Përgjithshëm i IOM-it, António Vitorino.
Sondazhi i fundit, i kryer midis 29 prillit dhe 3 majit, zbuloi se 63% e të zhvendosurve brenda vendit janë gra.

Lexo më shumë  Ukrainasit goditën me dronë dy fabrika strategjike në Rusi

Më shumë se 50% e familjeve të zhvendosura kanë fëmijë, 55% përfshijnë anëtarë të moshuar dhe mbi 30% kanë njerëz me sëmundje kronike, sipas sondazhit.

Me më shumë se 5.9 milionë refugjatë që janë larguar nga Ukraina për në vendet fqinje, sipas Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, gjithsej të paktën 13.9 milionë njerëz janë lënë të zhvendosur që nga fillimi i pushtimit rus në fund të shkurtit.

Lexo më shumë  Një anije e dytë turke kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *