OKB-ja paralajmëron “situatë apokaliptike” në Gaza
Zyrtarët e lartë në Kombet e Bashkuara po paralajmërojnë për një situatë “apokaliptike” në Gazën e shkatërruar nga lufta, ku “nuk ka vend të sigurt për të shkuar” për civilët, pasi lufta e Izraelit me Hamasin është përhapur në jug, ku shumë prej tyre kishin kërkuar më parë strehim.
“Sa herë që mendojmë se gjërat nuk mund të bëhen më apokaliptike në Gaza, ato ndodhin”, tha Martin Griffiths, zyrtari më i lartë i ndihmës emergjente të OKB-së, në një deklaratë të hënën. “Njerëzit janë urdhëruar të lëvizin përsëri”.
“Një mospërfillje e tillë flagrante për njerëzimin duhet të ndalet”, shtoi ai.
Ndërkohë numri i civilëve që po vriten në Gaza po rritet me shpejtësi ka thënë kreu i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët palestinezë.
Të paktën 15,899 palestinezë janë vrarë në sulmet izraelite që nga 7 tetori, duke përfshirë më shumë se 375 në 24 orët e mëparshme, tha të hënën një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi.
Rruga Press