Bota

OKB-ja nis planin për të ndihmuar Afganistanin

Zyrtarët e Kombeve të Bashkuara njoftuan të martën nisjen e një financimi prej 5 miliardë dollarësh (4.4 miliardë euro) për Afganistanin.

Kjo nismë synon të ndihmojë në parandalimin e kolapsit të shërbimeve bazë në vend.

OKB-ja tha se që nga marrja e pushtetit nga talebanët vitin e kaluar, rreth 22 milionë persona brenda Afganistanit janë në nevojë, ndërsa 5.7 milionë të tjerë kërkojnë ndihmë jashtë kufijve të vendit.

Lexo më shumë  Akuzohet se financoi fushatën zgjedhore me fonde nga regjmi i Gadafit në Libi, nis gjyqi ndaj ish-presidentit francez Nicola Sarkozy

Organizata e ka përshkruar apelin për ndihmë humanitare si më të madhin ndonjëherë për një vend të vetëm.

OKB-ja deklaroi se paratë nuk do të përdoren në mënyrë specifike për të mbështetur qeverinë de fakto të talebanëve. Ata theksuan se i gjithë financimi do të shkojnë “drejtpërsëdrejti në xhepat e infermierëve dhe zyrtarëve shëndetësorë në terren”.

Rruga Press

Lexo më shumë  Numri i viktimave ruse të luftës shkon në mbi 800 mijë, thotë Ukraina
YouTube player